Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar se familjet përfituese të Asistencës Sociale se që nga ky muaj do të pranojnë mjetet e asistencës në llogaritë private bankare, bazuar në konfirmimet që kanë dorëzuar në Qendrat për Punë Sociale.
Andaj, përfituesit e asistencës sociale duhet të drejtohen tek zyrat apo pikat e bankave komerciale, ku i kanë llogaritë e tyre për të pranuar mjetet e asistencës. Deri më tani, asistenca sociale është shpërndarë përmes zyrave postare.
Ministria e Financave ka njoftuar se në rast se ndonjë familje nuk pranon mjetet financiare për asistencën sociale për muajin prill 2023, atëherë duhet të paraqiten sa më parë në Qendrën për Punë Sociale në komunën e tyre dhe të njoftojnë zyrtaret e ndihmave sociale.
Përjashtimisht, përfituesit e asistencës sociale me statut të azilantit apo refugjatit do të vazhdojnë të pranojnë asistencën në zyrat postare./Arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...