Google ADS

Familjet do të ndihmohen me pako ushqimore në vlerë prej 50 eurove

15:30 | 1 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike po vazhdon faza tjetër e implementimit të masës 3.4 qe synon mbështetjen financiare te entiteteve që ofrojnë pakove ushqimore për familjet në nevojë. Vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti i entitetit dhe mund të jetë deri në 50 Euro për pako ushqimore, ku 70% e vlerës së pakos duhet të jenë produkte vendore, thuhet në një komunikatë për media.

Aplikimi për këtë shpallje bëhet përmes email adresës masa3.4@rks-gov dhe do të jetë e hapur deri më 7 prill 2022.

Duke qenë të vetdijshëm se jo gjithmonë mekanizmat shtetëror kanë efekt gjithëpërfshirës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët./arbresh.info/

Të ngjashme