Familjes skamnore nga Malisheva, ia ndërtojnë një shtëpi të re

21:51 | 14 Prill 2017
M. A.

Falë shoqatës bamirëse “Ndihmo edhe Ti”, me donator Halim Hotin nga Carralluka, i cili jeton dh vepron në Suedi, dhe Komunës së Malishevës, familja e Musaj dhe Bukurie Kastratit nga Turjaka, prej sot, përfundimisht e kanë të zgjidhur problemin e banimit, pasi janë bërë më shtëpi të re.

Sot, kësaj familje ju kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë, e cila është ndërtuar falë donatorit Halim Hoti, përmes shoqatës humanitare “Ndihmo edhe Ti”. Shoqata e ka ndërtuar pjesën e mureve dhe meremetimin e brendshëm, ndërsa kulmin e shtëpisë e ka ndërtuar Komuna e Malishevës, në mënyrë që kjo familje të ketë një strehë normale për jetesë.

Liridon Llapashtica, drejtor i shoqatës, ka thënë se kjo shtëpi, sikur edhe shumë të tjera, janë ndërtuar falë donatorit Halim Hoti, të cilin e ka falënderuar për këto donacione, si dhe falë bashkëpunimit të mirë me Komunën e Malishevës. “Ne do të jemi, gjithmonë aty ku është nevoja dhe falë këtyre donacioneve dhe këtyre bashkëpunimeve me komuna, apo institucione tjera, do t’iu dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë”, ka thënë Llapashtica.

Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, i cili mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çelësave të shtëpisë për familjen Kastrati, e ka falënderuar shoqatën “Ndihmo edhe Ti” dhe në veçanti donatorin Halim Hoti. “Sot kjo familje e ka të zgjidhur problemin jetik të banimit, prandaj, i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar dhe janë angazhuar në ndërtimin e shtëpisë”, tha Begaj.

Familja e Musaj dhe Bukurie Kastratit, janë katër anëtar, ndërsa për shumë kohë, kanë qenë pa shtëpi, mirëpo prej sot, ata e kanë zgjidhur përfundimisht problemin e banimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme