Pas një sulmi me armë zjarri, Gazmend Hyseni, 30 vjeç, ndërroi jetë mbrëmë pas mesnate.
Ngjarja tronditi jo vetëm Ferizajin, ku edhe ndodhi rasti, por të gjithë vendin.
Ndërkohë, një familjare e të ndjerit ka njoftuar mbi varrimin e tij.
Ajo ka shpërndarë njoftimin nëpërmjet rrjetit Facebook, ku ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet te varrezat e qytetit, nesër në ora 13:30.
“NJOFTIM: Të Allahut jemi, tek ai do kthehemi. Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit Gazmend Hyseni bëhet nesër në kohen e drekës në ora 13:30 tek varrezat e qytetit”, ka shkruar ajo.
I ndjeri Hyseni vdiq si pasojë e plagëve të marra, pasi u qëllua shtatë herë me armë nga i dyshuari Qëndrim Jonuzi.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...