Familjarët e gjashtë shtetasve turq tani më kanë kuptuar vendndodhjen e tyre, ata gjenden në stacionin policor të Stambollit.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Leutrim Sylës, avokat i njërit nga të arrestuarit. Ai ka thënë se familjarët e të deportuarve në Turqi tani janë duke shkuar për t’i takuar ata dhe për të marr detaje të tjera rrethe kësaj çështjeje.
“Lajmi i fundit që kemi është se familjarët në Turqi e kanë konfirmuar se të deportuarit janë në Stamboll, dhe tash po shkojnë t’i takojnë familjarët për detajet që ju kanë dhënë. Pra, është konfirmuar se ata janë në Stamboll janë duke qëndruar në stacionin e policisë atje, do të thotë se vendndodhja e tyre është konfirmuar”, ka thënë Syla.
Mëngjesin e ditës së enjte, u arrestuan gjashtë shtetas turq në Kosovë, ata më pas u deportuan për në Turqi pasi akuzohen se kanë lidhje me organizatën FETO, të Fethullah Gulen, që Turqia e quan organizatë terroriste dhe e akuzon për organizimin e puçit më 15 korrik 2016. /Lajmi.net
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...