Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës bashkë me përfaqësues të shoqërisë civile kanë protesuar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren për dhënien prej 12 vitesh burg për vrasësin e Zejnepe Berishës.
Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave tha se kërkojnë nga Prokuroria e Shtetit që ta bëjë ankimimin e këtij vendimi dhe të kërkoj që të rritet dënimi ndaj bashkëshortit të Zejnepes, Nebih Berisha, shkruan arbresh.info.
“Ne sot kemi dalë me një kërkesë që Prokuroria e Shtetit ta bëjë ankimimin e këtij vendimi dhe të kërkoj që ky dënim të ngritet”, tha Berisha.
Para mediave në këtë protestë foli plot mllef motra e të ndjerës Zejnepe Berisha, Hajrije Thaçi.
Ajo tha se vrasësi është dënuar me shumë pak vjet dhe se ai ka merituar 20 e më shumë vite burg.
Sipas saj, ndonëse ka marrë pjesë në seancat gjyqësore ndaj Nebih Berishës, anjëherë ajo dhe bashkëshorti i saj nuk janë marrë në pyetje.
“Më kanë thirrë në seancë, asnjëherë mua smë kanë pyetur, as burrin e as mua. Nuk e pranojmë me kaq. Kemi pritur që do t’ia japin 20 vite e më shumë. Kjo është sikur të kishte ndodhur një ndeshje në rrugë dhe të kalonte ashtu. Ka bërë krim që askush në Kosovë se ka bërë. 16 vjet ka jetuar me të, 16 ditë të mira nuk i ka pasur me të”, ka folur plot mllef motra e të ndjerës Zejnepe Berisha./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1379804655417956/
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...