Takimi i martës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel rezultoi me një marrëveshje për zbatimin e Deklaratës për të Pagjeturit. Serbia hoqi dorë nga përpjekjet për ta përfshirë UNMIK-un në tekstin e deklaratës, duke lehtësuar arritjen e pajtimit. Pala kosovare ka shprehur optimizëm për zgjidhjen e çështjeve humane, ndërsa BE-ja do ta monitorojë procesin.
Ndërkohë, familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi Serbinë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Kosova dhe Serbia janë ftuar të emërojnë përfaqësuesit e tyre për takimin e parë, që pritet të mbahet në mesin e janarit 2025, pas arritjes pajtimit të kryenegociatorëve që ta zbatojnë deklaratën për të Pagjeturit. Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, ka shprehur optimizëm që t’i adresojnë ankesat në lidhje me çështjen e të pagjeturve.
“Deri më tani ne nuk kemi pasur ku të ankohemi, tani e kemi komisionin e përbashkët që mund të adresojmë ankesat tona. Dhe çka bëjnë ata përveç që e trajtojnë në nivel të hierarkisë, në nivel të kryenegociatorëve që është z.Bislimi apo në nivel të lartë siç është z.Kurti, kanë obligim nëse nuk arrihet asgjë në dakordim, kanë obligim ta dërgojnë në 27 shtete anëtare të BE-së dhe kjo është me rëndësi”, tha Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur.
Komisioni, sipas Hotit, është i kujdesshëm për të mos ngritur shpresa të tepërta, pasi Serbia gjithnjë i shkel marrëveshjet.
“Komisioni parasheh që brenda një muaji të fillojë punën, takimin e parë e pastaj të shihet se çfarë do të bëhet. Nuk kam shumë shpresë dhe nuk dua as familjarëve me ua ngrit këtë shpresë për shkak se Serbia ka dhjetëra nënshkrime të marrëveshjeve, deklaratën me Kosovën dhe nuk e ka zbatur asnjë, por meqenëse është çështje humane, unë kam shpresë tek Bashkimi Evropian që ata do ta marrin seriozisht”, tha Hoti. ”
Kryetari i Këshillit të Familjarëve të të Pagjeturve, Ahmet Grajçevci, thotë se nuk është bërë trysni serioze mbi Bashkësinë Ndërkombëtare që ta detyrojë Serbinë të gjejë trupat e të zhdukurve nga Kosova.
Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit të Familjarëve të Pagjetur tha se sa herë që janë bërë marrëveshjet, asnjëherë nuk është bërë një trysni mbi Bashkësinë Ndërkombëtare në mënyrë serioze që Serbia, t’i gjej trupat të cilët i kanë marrë nga Kosova të vdekur dhe i ka fshehur për t’i humbur gjurmët në Serbi.
Komisioni do të monitorojë bashkëpunimin e palëve për identifikimin e vendeve të varrimit dhe gërmimet pasuese, qasjen në informacione të sakta dhe të besueshme, duke përfshirë të gjithë dokumentacionin përkatës vendas dhe ndërkombëtar, përdorimin e të dhënave satelitore, sistemin LIDAR (dritë zbulimi dhe rangimi) si dhe teknologjinë e avancuar për zbulimin e varrezave masive.
Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta./rtk
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...
Atentat me armë zjarri në Vlorë -Plagosen 2 persona, njëri p...
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...