Familjarët e të pagjeturve dhe viktimave të luftës shprehen të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre. Ata thonë se ekzekutuesit nuk u nxorën asnjëherë para drejtësisë, që është një padrejtësi që po u bëhet.
Have Pajaziti nga Dobroshi i Gjakovës , tashmë rreth të 90 –tave, më 27 prill 1999 ka humbur 8 anëtarë të familjes; ,katër djemë ,dy reja dhe dy mbesa të vogla të cilët i ka rivarrosur në Lëndinën e pikëllimit në Meje.Vetëm Idrizi ,njëri nga katër djemtë e saj ende nuk është gjetur, raporton RTK.
Dhimbja e rëndon edhe më shumë sepse kriminelët që kryen këtë akt makabër nuk u sollën asnjëherë para drejtësisë.
Nesrete Kumnova , familjare dhe aktiviste e zbardhjes së fatit të të pagjeturve ,po shpreh pakënaqësinë e madhe në emër të të gjitha nënave që gjatë luftës humbën më të dashurit e tyre ndërsa që ekzekutuesit nuk u nxorën asnjëherë para drejtësisë.
Ajo thotë se është e habitur se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë, madje edhe tashmë kur po bëhen gati dy dekada.
Vetëm në komunën e Gjakovës gjatë luftës së fundit 98/99 janë vrarë dhe masakruar mbi 750 qytetarë. Përderisa në nivel vendi ky numër shkon në rreth 6000 persona. Ndërsa drejtësia për këto krime duket se e ka humbur edhe kuptimin thonë familjarët e tyre.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155684179528859/
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...