Google ADS

Familjarët e të dënuarve të “Grupit Kumanova” sot takohen me kryeministrin Haradinaj

11:34 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Familjarët e të dënuarve të “Grupit Kumanova”, sot gjatë ditës do të takohen me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi do të zhvillohet në zyrat e Kryeministrisë, në orën 16:00.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin Kumanova.

Ndërkaq, të premten e kaluar familjarët e të dënuarve bashkë me qindra qytetarë protestuan para ambasadës maqedonase dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, ku me atë rast kryeministri Haradinaj u premtoi takim.

Ndryshe, javën e kaluar “Grupit Kumanova”, iu dhanë dënime maksimale nga gjykata maqedonase ku tetë prej të akuzuarve u dënuan me burg të përjetshëm dhe të tjerëve iu dha dënimi me gjithsej 746 vjet heqje lirie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme