Ndonëse kanë kaluar më shumë se 20 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë, plaga e cila ishte dashur të mbyllet ka mbetur ende e hapur.
Janë ende të pagjetur mbi 1652 persona për fatin e të cilëve familjarët ende nuk dinë asgjë, shkruan arbresh.info.
Rruga e bërë shumë herë në drejtim të Serbisë në mënyrë që të gjendet diçka për këta persona dhe kërkesa e vazhdueshme ndaj institucioneve që të bëjnë trysni më shumë tek ndërkombëtarët, por dhe të politikanët e Serbë, për zbardhjen e fatit të bijve të tyre duket se tashmë ka filluar të zbehet.
Madje shumica e familjarëve tashmë është kanë ndërruar jetë duke mos ditur asgjë për trupat e familjarëve të tyre.
Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve të të pagjeturve, ka thënë për “Arbresh.info”, se pritjes se një ditë do të gjenden edhe këta trupa tashmë i ka ardhur fundi, dhe janë lodhur nga fjalët e kota të politikanëve.
“Në bazë të informacioneve që i kemi janë vetëm duke kërkuar në një lokacion në Gjakovë dhe askund tjetër. Në atë vend thuhet se kanë gjetur disa mbetje edhe të personave, por edhe të shtazëve ndërsa nuk dimë asgjë më shumë. Jam shumë i inatosur dhe i mllefosur me institucionet e vendit me procesin e gjetjes së personave të pagjetur. Ne kemi dërguar dokumentacione të sakta për disa lokacione ku dyshohet se ka varreza masive. Ne kemi edhe dëshmitarë të gjallë për ato lokacione, por ata nuk janë të interesuar që të shkojnë në ato pjesë. Me aq informacione sa kemi grupi punues do të vazhdojë edhe për disa ditë vetëm në Gjakovë pastaj diku në Lupq dhe dikur do të shkojnë në pushime dhe vetëm janë duke e zvarritur këtë proces dhe nuk shkojnë në vendet ku kemi dokumentacione. Po këtyre nuk ua ndien, pasi që marrin mëditje për çdo takim dhe punë që e bëjnë dhe nuk e qajnë hallin fortë për neve familjarët, ata vetëm janë duke i vazhgitur punët dhe po e shtyjnë këtë proces”, ka thënë Qerkini.
Sipas Qerkinit, institucionet e vendit dhe organet të cilat merren me kërkimin e personave të pagjetur, nuk po i marrin parasysh dokumentet të cilat familjarët u kanë dorëzuar disa pika ku dyshohet se ka varre masive.
Ai shton se njëra nga to është në Mitrovicën Veriore, por që institucionet nuk po kanë gatishmëri për të filluar gërmimet, ndërsa bën fajtor krerët e shtetit të cilët sipas tij nuk është dashur të shkojnë në dialog pa i vënë kushte Serbisë personat e pagjetur.
“Një prej lokacionet ku ne kemi fakte dhe kemi dëshmitarë të gjallë se ka persona të varrosur është në Mitrovicën Veriore për çka edhe të tërë materialin ja kemi dërguare institucioneve, por këta nuk po donë të bëjnë asgjë në këtë drejtim. Ky proces që nga paslufta është duke dështuar në vazhdimësi dhe nuk ka interesim nga institucionet e Kosovës për të zbardhur fatin e mbi 1000 persona dhe nuk ju bëjnë presion ndërkombëtarëve për të ju dhëne pikat satelitore të vendet ku dyshohet se janë trupat varrosur dhe këta nuk ju kërkojnë”.
“As rasti i Rashkës nuk dihet se a kanë përfunduar apo jo sepse aty kanë qenë mbi 250 trupa dhe ne nuk i kemi gjetur edhe pas disa kërkimeve dhe kanë dalur vetëm 20. Me trupat e personave po bëhet lojë si në Kizhivec, si në Rashkë, por palës Serbe i qoftë hallall që po luan më Kosovën, sepse vetëm institucionet e tona nuk janë të vendosura dhe është dashur që të ndërpresin dialogun pa i qitë Serbia të gjithë vendet ku janë të varrosur të pagjeturit”, ka vazhduar më tej ai.
Duke treguar se pothuajse shumica e familjarëve tashmë kanë ndërruar jetë duke i kërkuar të afërmit e tyre , Qerkini thotë se tashmë ju ka humbur shpresa dhe se sipas tyre procesi i të zhdukurve ka dështuar në vendin tonë.
“Për ne familjarët nuk ka shpresë më pasi që pothuajse shumica e familjarëve të pagjetur kanë vdekur dhe gati janë tu shua familjarët dhe më askush nuk do të interesohet më për fatin e tyre. Janë 1652 të pagjetur të cilët familjarët e tyre presin ende për fatin e tyre edhe pse tashmë nuk kemi shpresuar nga politikanet tanë, sepse këta kanë vetëm fjalë dhe premtime asgjë më shumë tash e 20 vite jemi lodhur nga ta”, ka përfunduar Qerkini.
E Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, thotë për “Arbresh.info”, se janë duke bërë përpjekje që të bindin palën serbe në mënyre që të rifillojnë gërmimet në pjesën e Serbisë.
“Aktualisht na jemi duke punuar dhe sapo janë përfunduar në Gjakovë, ndërsa tashmë do të fillojmë në lokacionet të cilat kanë mbetur në gjysmë shkaku i motit gjatë dimrit. Në Gjakovë ka pasur gjetje të disa kockave, por ne nuk e dimë kujt i përkasin pasi që jemi tu i prit procedurat në bazë të analizave për të ardhur të rezultati përfundimtar. Ne do të kërkojmë në të gjitha ato lokacion të cilat janë informatat të besueshme dhe ku ka dyshime se ka varre masive. Ne disa pjesë në Serbi si në Kizhivak e në disa lokacione tjera në jemi duke i pritur takimet e grupit punues dhe janë tema të hapura edhe pse ka pasur dyshime ende ata nuk kanë dhëne një sinjale dhe jemi duke i pritur ata për të filluar dhe gërmuar. Lokacionet të cilat do të rifillojnë gërmimet këtyre ditëve janë Lupq, ne Prizren dhe ne vendet e tjera ku kanë mbetur në gjysmë”, ka përfunduar Gjeta.
Pushtuesi serb në konfliktin e armatosur në Kosovë vrau 15 mijë persona, dëboi 800 mijë të tjerë, ndërsa u zhdukën mbi 5000 persona, për 1652 prej të cilëve ende nuk u dihet fati. /V.Selimi/Arbresh.info/
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...