Familjarët e Fahri Fazliut japin detaje për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale

10:51 | 17 Prill 2024
K.B

Gjykata Speciale e ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Fadil Fazliu, familjari i Fahri Fazliut tha për Arbresh.info se është arrestuar pasi e ka lën djalin në çerdhe.

Ai tha se ka komunikuar me avokatin e tij se dhe janë në qendër të EULEX-it.

“Po është arrestue sot në mëngjes rreth orës 8 pasi ka lën djalin në qerdhe kur është tentue me hap makinën ata e kan arrestue është duke intervistue në bazën e Eulexit në Fushë Kosovë, komunikova me Avokatin më tha së jemi në qendër e Eulexit”, tha ai.

Kujtojmë së më 12 shtator të vitit të kaluar, Specialja bastisi banesën e familjarëve të heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu./Arbresh.info/

 

LEXO EDHE:

Fahri Fazliu i ri arrestohet nga Gjykata Speciale

Specialja nuk e komenton arrestimin e Fahri Fazliut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme