Familjarë, miq e kolegë i dhanë sot lamtumirën e fundit aktorit të humorit, Rasim Thaçi-Cima, i cili vdiq një ditë më parë pas përballjes me virusin Covid-19.
Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike, shkruan arbresh.info.
Ai ishte i prekur me koronavirus dhe po trajtohej në repartin intensiv në QKUK.
Pas ceremonisë së varrimit, djali i vëllait të humoristit të ndjerë, Ardian Thaçi, falënderoi të gjithë ata që në ditët e fundit të babait të tij i kanë qëndruar pranë familjes.
“Cima më shumë u kanë i popullit, sesa i joni. Prandaj ta kujtojmë siç ka qenë zemërbardhë dhe zemër plotë”, u shpreh ai.
Familja po ashtu njoftoi se nuk do mbahet e pame për shkak të pandemisë./arbresh.info/
EULEX i dhuron një veturë IML-së
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother – e nxjerr ng...
Gjestit i janë kthyer të gjithë kundër, reagon Stresi: Më ke...
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane