Katër anëtarëve të familjes Zuka nga fshati Pozheran i Vitisë iu dha lamtumira e fundit para disa ditësh, Një natë para Vitit të Ri kryefamiljari F. Zuka, 45 vjeç, dyshohet se privoi nga jeta gruan M. dhe dy djemtë e tyre, 23 e 18 vjeç, H. e A.
Motivet e shuarjes së kësaj familjeje nuk dihen akoma, përderisa të afërmit e viktimave kanë deklaruar se nuk kanë pasur njohuri nëse çifti kishte pasur probleme mes vete.
Ndërkohë, para derës së familjes Zuka në Villeneuve të Zvicrës janë dërguar lule dhe janë ndezur qirinj të shumtë nga të njohurit e tyre, duke u solidarizuar me rastin e ndodhur tragjikisht të kësaj familjeje, shkruan “Albinfo.ch”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...