Familja e Mahmut Zogajt nga fshati Llazicë i Komunës së Malishevës, nga tani do të jetojë në shtëpi të re, pasi deri tani e kishte problem strehimin dhe jetonte në një shtëpi pa kushte normale të banimit. Familjen Zogaj, sot e kanë vizituar Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina.
“E gëzofshi shtëpinë e re. Uroj që të gjitha të mirat të vijnë në familjen tuaj”, ka thënë kryetari Begaj, me rastin e vizitës, për hyrjen në shtëpinë e re, të familjes Zogaj. “Ne si komunë, çdo herë mundohemi që përmes përkrahjes konkrete ti ndihmojmë qytetarët e Komunës së Malishevës, përfshi edhe ata që e kanë problem sigurimin e banimit, dhe për këtë arsye ne kemi investuar në ndërtimin e shtëpive për këtë pjesë të shoqërisë sonë”, tha kryetari Begaj.
Familja Zogaj, është njëra prej pesë familjeve që iu është ndërtuar shtëpia, ku të tjerat, gjithashtu pritet që gjatë ditëve në vijim ti marrin çelësat e shtëpive të tyre. Komuna e Malishevës, ka ndërtuar pesë shtëpi për familjet në nevojë, si dhe shtatë pullaze për shtatë shtëpi tjera. Gjatë muajit të ardhshëm pritet të fillojnë procedurat edhe për ndërtimin e katër shtëpive tjera.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...