Në kushte të rënda, e pa ushqim të mjaftueshëm është duke jetuar familja katër anëtareshe e Agron Vitijës, nga Komuna e Lipjanit.
Familja Vitija nga fshati Sllovi e Komunës së Lipjanit, që 18 vite po përballen me kushte të rënda ekonomike.
Pos kushteve të vështira ekonomike, sëmundja është rëndesë edhe më e madhe për kryefamiljarin Agron Viitija.
Mes lotëve rrëfen për kushtet e vështira që nuk po i del në ndihmë shteti.
“I kam katër anëtarë, kushtet siç po shiheni i kam të vështira. Shpija po pikë, kulmi i shtëpisë është prishë nga lartë po pikë shiu. Kam kërkuar ndihmë në komunë, në shoqata, po askush dej tash, po veç kush më ka pa me ndonjë video më ka ndihmuar ngapak. As komuna e as shteti asgjë nuk më kanë ndihmuar”, tha Vitija.
Ai thotë se nuk është në gjendje as të punoj për shkak sëmundjes së tij, që vuan nga veshkat që nga viti 2003.
“Unë nuk mundem të punojë sepse vuaj nga veshakët prej 2003 unë kontrollohem, e unë nuk kam mundësi të punojë vetëm nëse ka mundësi dikush me më ndihmu. Për gjëra ushqimore kam nevojë, por më së shumti për këtë shtëpi të rregullohet, tha Vitija.
Tani ku jemi në kohë dimri i ftohti po i rrezikon shëndetin edhe dy fëmijëve njëri 10 muaj e tjetri 2 vite.
“Kur po vie dimri po është shumë vështirë edhe fëmijët po më ftohen, po duhet më i çu shpesh te mjeku”, tha Vitija.
Ai rrëfen edhe se si kishte tentuar që të hyjë në zyrën e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetit por që ky i fundit nuk e kishte pranuar.
“Jam mundu me i hy në zyre kryetarit të komunës me bisedua me të e me i bë kërkesë për shtëpi, por nuk më ka lënë as në zyrë të hyjë.
Edhe kryetari i fshatit e din gjendjen time, mirëpo nuk i intereson”, tha Vitija.
Ndihmat të cilat ai thotë se iu ofruan ishin kryesisht nga diaspora.
“Të diasporës më kanë ndihmuar pak për ti rregulluar dritaret edhe laminatin Ka pas që më kanë ndihmuar disa, secili në mundësitë e veta.
Që 18 vite jetoj vetëm me këtë social”, tha Vitija.
Në fund, Vitia pati një apel për të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë.
“I bëjë apel kush ka mundësi me më ndihmuar, së paku këtë shtëpi ta rregullojë. Por edhe për gjana ushqimore kam nevojë. Është vështirë për mu, por nuk pata tjetër zgjedhje përveç se me dal para mediave.
Ndryshe, të gjithë ata që dëshirojnë t’i dalin në ndihmë qytetarit nga komunë e Lipjanit, Agron Vitija mund ta kontaktojnë përmes këtij numri: 044-950-385./arbresh.info/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...