Qëndrueshmëria e familjeve shqiptare është cenuar në vitin 2016, teksa shihet se numri i martesave është ulur dukshëm dhe divorcet janë rritur në mënyrë dramatike.
Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2016 për 100 martesa pati 31.2 divorce, një vit më parë më 2015 kishte 21 divorce për 100 martesa.
Rritja vjetore e divorceve ka rezultuar e ndjeshme me një shtim 48% në krahasim me vitin 2015.
Gjatë dekadës së fundit, divorcet janë rritur në mënyrë të moderuar, por fenomeni shihet të ketë pësuar kërcim të madh në tre vitet e fundit.
Nga 14.8 divorce për 100 martesa në vitin 2007, në vitin 2013 ky tregues shënoi 15.8 divorce për 100 martesa, duke u ngjitur në 17.8 më 2014 dhe në 21 divorce për 100 martesa në vitin 2015.
Trendit në rritje të divorceve i korrespondon një numër më i ulët e martesave. Gjatë vitit 2016, në vendin tonë janë regjistruar rreth 22,6 mijë martesa me një rënie 9.7% më 2015.
Nëse analizojmë martesat sipas grupmoshës dhe gjinisë, shohim se te gratë më shumë se 54,9% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 83,0% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, raporton INSTAT.
Kjo shpjegon dhe moshën relativisht të re në martesë për gratë e cila është 25,1 vjeç. Për burrat 52,9% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,2% e martesave për këtë gjini realizohen deri në moshën 34 vjeç.
Një tregues interesant është norma e martesave sipas grupmoshave ndër vite. Shohim se kemi një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç. Kjo shpjegon dhe rritjen e lehtë të moshës mesatare në martesë të grave.
Krahasuar me 10 vite më parë, gratë martohen relativisht tre vite më të mëdha. Ky ndryshim është relativisht i ngadaltë, por kjo sjellje vihet re me të njëjtin trend për të dy gjinitë.
Në këtë botim INSTAT ka llogaritur martesat e hershme për vajzat dhe djemtë në çdo moshë për grupmoshën 15-19 vjeç. Sa i takon numrit të vajzave të martuara para moshës 18 vjeç është 10 martesa.
Ndërkohë përqindja e vajzave të martuara në moshën 18 vjeç është 6,5% dhe për moshën 19 vjeç është 8,2%. Ndërkohë nuk ka martesa për djemtë para moshës 18 vjeç si dhe përqindja e djemve të martuar 18-19 vjeç është e papërfillshme.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...