Festa e Kurban Bajramit, festë kjo në të cilën pothuajse në çdo shtëpi ndihet gëzimi e lumturia për ta festuar, në disa familje duket se kjo festë kalon pa u vënë re. E shkak i kësaj janë edhe kushtet ekonomike që disa familje mezi ia dalin ta sigurojnë bukën e gojës.
E tillë është edhe familja 7 antarëshe Rrustemi nga fshati Reznik. Në një shtëpi të ndërtuar qe 50 vite, me dy dhoma e një korridor të ngushtë jeton kjo familje. Muret e qara, dyshemeja vende-vende e rrënuar si dhe kulmi i shtëpisë pothuajse duke rënë, janë gjendja me të cilën përballen çdo ditë kjo familje.
Kryefamiljari i kësaj familje Enver Rrustemi kishte punuar 30 vite në fabrikën e llamarinës ‘Llamkos’ dhe pasi që është privatizuar kjo familje ai ka mbetur i papunë, duke shpresuar që dikush do t’i dal në ndihmë.
“Jemi 7 anëtarë të familjes, një djalë e kam të martuar ka një fëmijë, ndërsa një djal tjetër më ka dal jashtë vendit dhe është duke qëndruar pa dokumente, rrezikojnë ta kthejnë dhe nuk po mundet asgjë të më ndihmojë. Djalin më të vogël e kam 22 vjeçar dhe është i papunë vetëm kur po i thërrasin nganjëherë privat kujt po i duhen”, ka thënë ai për arbresh.info.
Rrustemi tregon se të ardhurat që i marrin kur djemtë i punojnë kush i thërret mezi u mjaftojnë sa për të siguruar bukën.“Ato të ardhura na mjaftojnë vetëm sa për ushqim, madje edhe atë duke e kursyer tjetër nuk mund të bëjmë asgjë. Punët më së keqi i kemi me këtë kulm të shtëpisë i cili pothuajse është duke u rrëzuar dhe një shi po të bie këtu hyn uji, pastaj bëhet lagështi, myk. Po duhet ti vendosim enë të ndryshme nëpër vendet ku pikë. Tani po i frikësohem shumë stinës së dimrit sepse nuk e di si do t’ia bëjë të gjejë zgjidhje”, është shprehur ai zëri i të cilit dridhej në çdo fjalë që thoshte.
Në oborrin e shtëpisë së Enverit ishin të vendosur disa blloka dhe tjegulla të cilat ia kishin dhuruar që të rregullonte shtëpinë, mirëpo ato kishte filluar ti kap ndryshku sepse Enveri nuk kishte të holla që të fillonte rregullimin.
“Disa blloka dhe tjegulla na i kanë dhënë për ta rregulluar këtë shtëpi, mirëpo nuk po kam para që të blej gjërat tjera e ta rregullojmë sepse për shtëpi të re as nuk e mendoj, nuk kemi fare mundësi kështu që sikur ta rregullonim këtë do të më mjaftonte”, është shprehur ai.
I pyetur se a ka qenë ndonjëherë në komunë që të kërkojë ndihmë ai ka treguar se vetëm për të kërkuar një ndihmë sociale kishte trokitur në dyert e këtij institucioni.
“Nuk kam qenë asnjëherë në komunë për të kërkuar ndihmë për shtëpi përveç njëherë për një social kam qenë për të shikuar mos po mundem ta marr, më kanë thënë që i ke fëmijët e rritur dhe nuk të takon por thanë që munden me hiq dikë nga lista dhe me më vendos mua por unë nuk pranova ashtu sepse secili ka nevojat e veta”, ka thënë ai.
E 22 vjeçari Valmir Rrustemi djali i Enverit ndihet shumë keq kur e sheh që nuk po mundet ti ndihmojë babait të tij.
“Jam 22 vjeçar e kam përfunduar shkollimin 8 vjeçar dhe mandej nuk e kam vazhduar për shkak të kushteve të rënda. Nuk kam punë të rregullt por vetëm privat kur të gjej ose kur të më thërret ndokush. Dita më së shumti më paguhet deri në 10 euro e ndodh shumë rrallë që të punojë. Kam qenë në një zyre për punësim që është në komunë i kam dërguar letrat ata më kanë thënë që si të gjejnë diçka të thërrasim por deri tani asgjë. Kërkesa ime do të ishte ta gjej një punë që ta kem një pagë dhe ti ndihmojë familjes sepse ndihem shumë keq kur shoh që nuk po kam mundësi t’iu ndihmojë”, ka thënë ai duke ulur kokën.
Përveç ushqimit që mezi ia dalin ta sigurojnë pra familja Rrustemi ka nevojë ta rregullojë kulmin e shtëpisë dhe bamirësit të cilët shprehin dëshirë ta ndihmojnë mund ta kontaktojnë në këtë numër: 044 607 742. /V.Berisha/arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...