Punimet me dorë mesin padyshim pjesë e kulturës së Gjakovës.
Punimi i djepit nga druri i ilustruar me ngjyra i gdhendur aq bukur paraqet një traditë që familja Qarri nderë shekuj e ka përcjellë dhe punuar.
Ruzhdi Qarri me profesion zdrukthëtar e që nën dhëmbë ai quan specializim për arbresh.info tregon me nostalgji kohën kur si fëmijë fillon këtë punë e që më vonë për të shndërrohet në pasion e profesion.
“Zanatin e kam marr prej babait Hamdi Qarrit, unë këtë zanat e punoj që 50 vjet d.m.th krejt jetën, si fmi kam dalë i kam ndihmu babës prej moshës 15 apo 18 veç punoj rregullisht këtë zanat”, tregoi Qarri.
Ndryshe më herët këta zdrukthëtarë në Gjakovë janë njohur si kutigjit, për faktin se më herët ata kishin punuar kutit prej drurit që më pas janë përdorur për pajën e nuses.
“Kjo traditë në familjen tonë është prej gjyshit temë, Rexhep Qarrit ai ka qenë i pari zdrukthëtar. Neve na kanë thënë më parë kutigji, mu tash më thonë djep punues se kutiat e nuseve apo arkat e nuseve më nuk shiten”, tha Qarri.
Djepi mbetet një nga kërkesat më të mëdha. Sipas Qarrit punimi i një djepi merr kohë pasi që të gjitha bëhen me dorë.
“Kërkesat më të mëdha janë për djepin, unë i punoj dy deri në tre djepa në javë”, tha Qarri.
Kërkesat më të mëdha mbesin nga mërgimtarët që shpesh herë ia kërkojnë si suvenire por jo për ti përdorur ato.
“ Tash kur të vinë mërgimtaret kërkesa ka pak më tepër unë i punoj edhe do sofra të vogla tradicionale, pak ishte edhe sezona pandemisë por tash presim ditë më të mira. I punoj do kutia të vogla si suvenir vinë turistat i blejnë”, tha Qarri.
E për këtë punë të tij Qarri ka marrur oferta për punë jashtë vendit.
Madje një nga kutit që ai punon ia kishe kërkuar edhe drejtori i ambasadës amerikane.
“ Kom pas ofertë, më ka ardh vetë një austriake para pandemisë më tha që a kishe pranu me ardh në Vien, me ba art të lirë. Ai ishte kolegj shkollës fillore, mesme dhe fakultet edhe i thash që kqyrim se edhe mosha po e bon të vetën, me kan thirr edhe UNICEF, po ashtu ne Las e në Tajland, Nepal, por skam pranu. Kom marr pjesë edhe Bullgari më ka përfaqësua një femër se puna e vizave nuk kam mujt me shku. Një Kuti ia kam ba drejtorit të ambasdës Amerikane, se i interesojke arkat kanë qenë deri 1 metër të gjata ky e lypi 2 metra me ia ba”, rrëfeu Qarri.
Qarri këtë zanat e quan edhe si zanat në zhdukje si shkak i modernizimit.
“Në Gjakovë kemi mbetur vetëm unë edhe ky Saraqi, përndryshe ky profesion është në zhdukje, ka pas kërkesa e ka pas edhe zdrukthëtar edhe mjeshtër qe kanë punu këtu e kërkesat janë çdo ditë e më të vogla”, tha Qarri.
Tradita e familjes Qarri përfundon me Ruzhdiun pasi që fëmijët e tij tashmë janë drejtuar në profesione të tjera.
“Jo nuk e kam përcjell, djali e ka kry fakultetin jeton në Prishtinë. Kjo traditë përfundon me mu. Unë jam mundu me marr ni djalë o qetu me afru me msu në zanat po tha jo kom gjet punë, ska interesim për kete profesion ma”, tha Qarri.
Qarri përpos punës me babin e tij ndjen nostalgji edhe për çarshinë që ka qenë më herët.
“Po nostalgji kam edhe për Qarshi qysh ka qenë me parë, muj me paramendua tash tash në Qarshi është dashtë me ec në krah se skemi mujt me ec bash drejt ashtu, normal ka qenë kënaqësi e kujtoj plakun që e kom mësu zanatin prej tij, jam i kënaqur që e kam punu këtë zanat”, rrëfeu Qarri.
Dashuria për punën dhe dëshira për ta kultivuar këtë profesion mbetët një nga shtysat që ai edhe pse në moshë vazhdon akoma të punoj./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...