Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se bashkë më familjen Pacolli do të dhurojnë 1 milion euro rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se ky donacion do të menaxhohet në mënyrë transparente, shkruan arbresh.info.
“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti”, ka shruar ai.
Pacolli ka bërë të ditur gjithashtu se do të u ofroj strehë në Prishtinë qindra familjeve nga Shqipëria.
“Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt. Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllezërit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet. Unë pres po ashtu që në mënyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë se Shqipëria të martën është goditur nga një tërmet i fuqishëm i përcjell nga disa tërmete më të vogla e që si pasojë e tyre deri tani nën rrënojat e objekteve pa shenja jete janë gjetur 41 persona ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar në mbi 700 persona. /arbresh.info/
Lexo edhe: FSK nis për Shqipëri grupin e ekspertëve për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...