Diell Istogu është vetëm 1- vjeçar. Dhoma e tij në një azil refugjatësh është e mbushur me instrumente që e mbajnë gjallë.
Ka 4 muaj që prindërit e tij kanë kërkuar azil për të jetuar në Suedi.
Ata thonë se në Kosovë djali i tyre nuk mund të merrte dot trajtimin për sëmundjen e rëndë që e ka, e që është dëmtim serioz i trurit, raporton KTV.
Por, Kosova sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor konsiderohen të sigurta, dhe Suedia nuk u jep azil shtetasve të tyre.
Janë shumë të rralla rastet kur jepet azil me motive humanitare.
Këtë të martë, 8 parti parlamentare janë takuar për të diskutuar azilin humanitar, dhe gjysma e tyre pajtohen që si në rastin e Diellit, familja duhet ta marrë azilin.
Nëna e fëmijës beson se sikur të ishin ende në Kosovë, djali nuk do të ishte gjallë.
Familja e re kosovare beson që shteti suedez do të dëgjojë lutjen e tyre për të vazhduar qëndrimin atje.
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona