Google ADS

Familja Ismajli heq dorë nga emërimi i rrugës Ruzhdi Ismajli, ia liron vendin të tjerëve

23:26 | 26 Dhjetor 2019
L G

Komisioni për emërimin e rrugëve në Komunën e Gjilanit së fundmi ka dhënë propozim që njëra nga rrugët e qytetit të mbajë emrin e profesorit të dëshmuar gjilanas, Ruzhdi Ismajlit.

Ky nderim iu bë për kontributin e tij të pashoq në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të shumta në Gjilan, në periudha të ndryshme të vështira kohore.

Mirëpo, familja e profesorit tashmë të ndjerë, Ruzhdi Ismajlit ka njoftuar opinionin se kanë vendosur të heqin dorë nga ky emërim.

Në emër të familjes, Arbër Ismajli, djali i profesorit dhe sot nënkryetar i Komunës së Gjilanit, kaq thënë se si familje janë falënderues për respektin e treguar ndaj figurës së Ruzhdi Ismajlit dhe familjes në përgjithësi, ndërsa ka treguar arsyen e këtij vendimi familjar.

“Falemnderoj komision për respektin që ka treguar ndaj neve si familje e në vecanti ndaj Babait, që ka vendos që njëra ndër rrugët e Gjilanit ta ketë emrin e tij, për shkak të pozitës politike ku gjendem dhe pershkak te profilit të tij, kemi vendosur që të heqim dorë nga emertimi i rrugës dhe ta lirojmë per tq tjerqt!”, ka thënë Arbër Ismajli.

Ruzhdi Ismajli ishte professor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Shkollën e Mesme të Mjekësosë “Dr. Asllan Elezi”. Ruzhdiu që nga viti 1980 mori ditarin në dorë.

Kur të gjitha shkollat në Kosovë ishin mbyllur nga okupatori serb, nxënësit ishin të detyruar të mësonin në shtëpia private e nëpër podrume të ndryshme, profesori trim dhe largpamës, Ruzhdi Ismajli hapi Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi”, i cili plot 5 vite rresht e udhëhoqi në mënyrë shembullore.

Profesor Ruzhdiu, i cili kishte vizion të madh për çështjen kombëtare nuk ndalej në asnjë moment, ai me disa shokë të tij ishin nismëtarët e parë që formuan degën e LDK-së në Gjilan.

Ruzhdiu në asnjë moment nuk ndejti duarkryq, ai ishte i pa kompromis kur ishte çështja e arsimimit të popullit, profesori hap edhe paralelet në qytetin e Dardanës (Kamenicë) e Vitisë, për t’ju hapur shtigje të diturisë rinisë Kosovare.

Ruzhdi Ismajlu u nda nga jeta më 4 prill të vitit 2005./Radio Star/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme