Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë të ditur se sot familja Haxhocaj i ka fal gjakun familjes Dreni.
Në këtë akt pajtimi të pranishëm ishin edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, klerikë fetarë e shumë të tjerë, transmeton lajmi.net.
Shkrimi i plotë:
“Sot edhe me tepër u ndjeva krenarë që jam shqiptarë, u ndjeva mirë për mënyrën se si njerëzit e mirë angazhohen që të shuajn sa më tepër hasmëritë ndër shqiptarë.
Angazhimi ynë i gjithanshëm e i gjithëmbarshem është që sa ma pakë të ketë raste të cilat bëjnë që të izolohen familjet tona.
Një akt i madhë nga Familja Haxhocaj, e cila i fali gjakun familjes Dreni, sot bëri që ne të kemi edhe një pajtim, edhe një liri për anëtarët e familjeve shqiptare.
Tradita jonë duhet të na bëjë që të jemi unik dhe familje e madhe që jeton në paqe e harmoni.
Ju lumtë për aktin e sotëm!”, ka shkruar Leka.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...