Gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën tre kosovarë nga Gjilani në Shqipëri, pasi të njëjtit dyshohet se janë helmuar me ushqim.
Sot familjarët e tre viktimave kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë thënë se mjekët neglizhuan rastin, kanë dyshime përtej helmimit, raporton arbresh.info
Haki Haliti familjar i familjes nga Gjilani që humbën tre anëtarë në Shqipëri pas dyshimeve të para për helimim, ka akuzuar stafin mjekësor në Spitalin e Manzës dhe atë të Tiranës për neglizhencë.
Ai në një konferencë për media sot ka thënë se tre familjarëve tashmë të ndjerë nuk u është bërë trajtimi i parë ashtu siç duhet.
“Janë infektuar nga disa ushqime. Shqetësuese për neve ka qenë mos trajtimi i duhur në spitalin e Manzës. Tre persona me shku me simptoma të njëjta dhe me i liruar pa analiza ka qenë e çuditshme”,ka thënë ai.
Tutje Hakiu që në këtë rast ka humbur babin, nënën dhe gjyshen tha se ka kontaktuar me babain e tij pas tretmanin të parë mjekësor, ku e ka kuptuar që është në gjendje të rëndë.
Sipas tij trajtimi jo i duhur ka qenë edhe në Spitalin e Tiranës, duke ju thënë se tash është vonë pasi kanë kaluar tre ditë pas helmimit. Ai tha dyshimet për ngjarjen shkojnë përtej helmimit pasi ka ngordhur edhe qeni i tyre, që sipas tij ai nuk kishte ngrënë kërpudha.
“Sipas raporteve që i kemi diskutuar këtu në Gjilan me ekspertë mjekësor, sjellja e mjekëve në Gjirin e Lalzit e Tiranë ka qenë në joprofesionale. Në spitalin e Tiranës kemi pritur tre orë për analiza. Jam konsultuar me mjekun aty në spital dhe e pyeta se çka mundemi me bo sa më shpejt, por ai më tha se është shumë vonë. Për disa analiza, ai më tha që të shkojë në laboratorin e tij privat. Kur i mora analizat pas tre ore, më tha se duhet më shumë analiza, por është shumë vonë. Falë dashamirëve të shumë të prindit tim, është bërë gjithçka çka ka qenë e mundur për t’i shpëtuar, është fjala pas intervenimit”, u shpreh ai.
Haliti thotë se ata kishin shtëpi të tyre në Shqipëri dhe se babi i tij kishte njohuri për atë pjesë ku ka qenë por edhe llojet e kërpudhave.
“Dyshime për rastin ngjallë edhe ngordhja e qenit. Ai ka pasur ushqimin vet dhe nuk ka ngrënë kërpudha. Babai im e kishte hobi daljen në ecje dhe kishte njohuri edhe për llojet e kërpudhave”.
Familjarët kanë thënë se presin verdiktin e fundit nga drejtësia për këtë rast. /arbresh.info/
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...