Vrau gruan, Valbona Markun dhe vajzën nëntëvjeçare Klarën dy vite më parë, por Gjykata Themelore në Gjakovë, pas rigjykimit e ka dënuar të hënën me vetëm 24 vjet e gjashtë muaj burgim Pjetër Ndrecajn.
Por me këtë vendim të Gjykatës nuk po pajtohet familja Marku. Vëllai i të ndjerës, Shkëlzeni tha për gazetën Objektiv se gjykata në Gjakovë është e korruptuar.
Sipas Markut, drejtësia në Kosovë ka dështuar lidhur me rastin e motrës dhe mesës së tij, pasi që Ndrecaj disa herë i ka ndërruar fjalët në gjykatë duke u munduar që fajin t’ia lerë familjes Marku.
“Rasti ka ndodh para më shume se dy vitesh dhe prapë gjykata e ka kthye rastin prej fillimit për një arsye të vetme, duke u arsyetuar se ka pranua një vrasje, por jo të dytën, nëse e keni përcjell seancat gjyqësore asnjë rast të vetëm i akuzuari nuk i ka pas fjalët e njëjta duke u munduar ta njollos edhe më shumë emrin e familjes tonë. Duke u munduar të në bëj fajtor mu dhe vëllain tim edhe pse nuk ekziston as edhe një fakt ose dëshmi e vetme ne atë drejtim. Thjesht duke nxitë urrejtjen dhe mllefin kundër familjes tonë gjë që i lejohet nga një gjykatës i korruptuar, me një avokat që njihet për devijim e se vërtetës dhe te drejtës njerëzore”, tha Marku.
Marku është i bindur që ish-dhëndëri kishte synim t’i vriste edhe fëmijët e tjerë të familjes.
Madje një gjë të tillë Marku tha se e kishte pranuar vetë Ndrecaj në gjykatë.
“Drejtësia në ketë rast u vërtetu se shkeli mbi gjakun e dy viktimave te pafajshme, e kemi përball një vrasës gjakëtoftë qe ka vra vajzën dhe ish gruan dhe shfaqet shumë i qetë dhe i buzëqeshur me ndjenjën se shume shpejt do ta shijojë lirin se aq vlente jeta e ish gruas dhe Klarës 9 vjeçare. Mirëpo qëllimet e tij kanë qenë me vra edhe fëmijët e tjerë dhe zhdukjen e familjes tonë”, shtoi Marku.
Vëllai i madh i së ndjerë, ka folur edhe për neglizhencën e institucioneve të drejtësisë në rastin e motrës.
Ai thekson se Valbona e kishte shkruar një letër me anë të cilës kishte paralajmëruar policinë e Gjakovës së është e kërcënuar nga burri.
“Ne s’kemi pas kompetenca për sa i përket letrës së Valbonës, por shpresoj te jetë në duar të sigurta dhe te vërtetohet nëse është shkrimi i Valbonës apo jo. Në Kosovë për sa i përket këtij rasti njerëzit po kërcënohen ose po provojnë me u ble. S’kemi pas kurrë telashe as probleme me askënd jemi pre në besë, pasi burrat atë ditë e dhanë fjalën e vet dhe na premtuan se çdo gjë t’i lihet gjykatës, në gjakun ujë se bëjmë. Ne jemi mundu me mbrojt motrën tonë, por s’kemi llogarit në një pabesi te tillë. S’kemi pas asnjë konflikt qe ky rast të vinte tek një gjakderdhje”, përfundon Marku.
Marku në fund ka folur edhe për fëmijët e motrës së ndjerë për të cilët tha se janë në vend të sigurt pa treguar se ku gjenden.
Gjykata Themelore në Gjakovë, më 2 nëntor 2018, për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, e kishte dënuar Ndrecajn me 24 vjet burgim efektiv.Ndaj këtij vendimi, kishin bërë ankesë të gjitha palët.
Por, më 1 mars 2019, Gjykata e Apelit, kishte njoftuar se kishte ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe Ndrecajn e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. I gjithë rasti ishte kthyer në rigjykim nga Supremja.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...