Familja e mërgimtarëve të vdekur në aksident hap të pamen në Malishevë

14:17 | 29 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Familja Sopaj e Malishevës humbi sot dy anëtarë të familjes në një aksident trafiku në magjsitralen Podujevë-Prishtinë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë, përcjell Klankosova.tv.

Ekipi i Klan Kosovës ka shkuar tek familja Sopaj, të cilët tashmë kanë hapur të pamen.

Ende nuk dihen nëse varrimi i dy të vdekurve që ishin mërgimtarë, do të bëhet sot apo nesër.

Familjarët i kanë thënë Klan Kosovës se nuk kanë ndonjë informacion rreth rastit, por shprehur të tronditur për vdekjen e familjarëve të cilët po i prisnin për pushime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme