Komuna e Vushtrrisë sot ka shënuar 12 vjetorin e vrasjes së zyrtarit policor Enver Zymberi, i cili humbi jetën në vendin e punës.
Familja e Zymberit sot ka hapur dyert e shtëpisë për të përkujtuar vdekjen e zyrtarit policor.
Vizita pati nga familjarët, por dhe nga kryetari i kësaj komunë, Ferid Idrizi, raporton Arbresh.info
Idrizi tha se vdekja e Enver Zymberit është rënie heroike në pikën kufitarë për ta mbrojtur territorin e Kosovës.
Ai vlerëson djersën dhe gjakun e të gjithë atyre personave të cilët nuk kursen jetën për lirinë e Kosovës.
Jam ardhur për të shprehur ngushëllimet e mia për heroin kombëtar, për rënien heroike të tij në pikat kufitarë pëe të mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës. Bashkë me bashkëpunëtorët e mi të kabinetit ta vizitojmë varrin e heroit dhe tani vizituam edhe familjen. Vlerësoj ndjerësn dhe gjakun e gjithë personave që kanë dhënë jetën për vendin tonë, duke kontribuar dhe dhënë jetën”, tha ai.
Fjalën mori edhe xhaxhai i Enverit, Ramadan Zymberi i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit te cilët nuk e harruan nipin e tij.
Madje ai kujton edhe ditën kur nipi i tij u vra.
“ Janë duke më pritur shokët duhet te shkoj. Aty e kishte pasur të shkruar e ka dashur shumë uniformën e Policisë së Kosovës “tha Zymberi./Arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...