Google ADS

Familja Dehari tregon nesër se cili Institut i BE-së do të hetoj vdekjen e Astritit

14:54 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Familja e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, nesër, do të njoftojë se cili Institut i Bashkimit Evropian do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e djalit të tyre.

Avokati i familjes Dehari, Tom Gashi e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në Facebook, transmeton arbresh.info.

“Bashkarisht me znj. Xhemile dhe z. Avni Dehari në konferencë do të prezantohet Instituti i Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosje – Astrit Dehari.

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20.12.2016 ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të ekspertëve”, bën të ditur Gashi.

Konferenca për media do të mbahet nesër në orën 12.00 në zyrën e Gashit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gashit./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme