Falsifikuan vizën ‘Shengen’, policia interviston dy persona

09:39 | 21 Dhjetor 2021
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të dokumenteve në Aeroportin e Prishtinës është sekuestruar viza Shengen lëshuar nga një shtet tjetër nën dyshimin se është e falsifikuar.

Sipas raportit 24 orësh, në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit.

“Rr. Tahir Sinani, Shtime 20.12.2021-15:15. Gjatë kontrollit të dokumenteve në ANP-së nga i dyshuari mashkull kosovar, është sekuestruar viza Shengen lëshuar nga një shtet tjetër nën dyshimin se është e falsifikuar”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme