Google ADS

Falsifikuan dokumentet për leje qëndrimi nga vendet e BE-së, policia ndalon dy persona

15:33 | 16 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, Polica e Kosovës, sot më 16.06.2021, në ora 09:00, përkatësisht në ora 09:10, gjatë kontrollit të dokumentacionit të personave që kalojnë kufirin, ka hasur në dy raste që dyshohet se dokumentet janë të falsifikuara. Dokumentet janë kontrolluar me pajisjet më moderne të kontrollit të dokumenteve (VSCQ-1 dhe VSC-6000).

I dyshuari G.T., viti i lindjes 2000, mashkull kosovar, dyshohet se ka të falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt.

I dyshuari P.B., viti i lindjes 1988, mashkull kosovar, dyshohet se ka të falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme