Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, I.S. dhe F.B., për veprën penale “Falsifikimi i parasë” , nga neni 302, paragrafi 2, lidhur me nenin 35, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton arbresh.info.
Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, të pandehurit, I.S. dhe F.B., nga data 8 shkurt 2019 gjer me datë 14 shkurt 2019, merren vesh për të vënien në qarkullim paranë e falsifikuara, duke qenë në dijeni për cilësinë e tyre, i vënë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë, pasi që i pandehuri F.B., gjatë asaj periudhe pemës telefonit kontakton dhe takohet me zyrtarët policor, të cilët zbatonin urdhrin për “blerje të stimuluar”, me ç’rast merren vesh për blerjen e 40.000 (dyzetmijë) eurove, në kundërvlerë të parave origjinale prej 25%, ku si përfundim lenë takim në një lokal në komunë të Klinës.
Tutje sipas këtij njoftimi thuhet se për këmbimin e këtyre parave ditën kritike, i pandehuri I.S., me datë 14 shkurt 2019, rreth orës 18:00, i njëjtit 300 metra para se të arrij në vendin e takimit i hedh nga vetura parat e falsifikuara në vlerë prej 39.300 (tridhjetenëntëmijetreqind) euro, ku pasi arrin tek zyrtarët policor- stimuluesit, menjëherë arrestohet dhe i konfiskohen parat e falsifikuara.
Me këto veprime sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë