I akuzuari B. K. është dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe me ndalim të funksioneve të punës për shkak të falsifikimit të rezultateve në zgjedhjet e vitit 2017 në Zahaq të Pejës.
Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë gjykatësja Violeta Husaj-Rugova, pasi paraprakisht i akuzuari Kabashi ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“E pranoj fajësinë. E ndjej veten fajtor dhe nuk do të marrë pjesë më asnjëherë në procese zgjedhore”, deklaroi i akuzuari K.
Me pranimin e fajësisë u pajtua prokurori Haxhi Sinanaj, i cili më pas u aprovua nga gjykatësja Husaj-Rugova.
B.K po akuzohet për veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit, pasi më 11 qershor 2017, në Shkollën e Mesme të Ulët “Haxhi Zekaj”, në Zahaq të Pejës, vendvotimi nr. 1707C/01R, në zgjedhjet e parakohshme, në cilësinë e kryetarit të komisionit zgjedhor, regjistron në mënyrë të pasaktë rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, në Formularin e Rezultateve të Kandidatëve, regjistron 116 vota me pak dhe 36 vota më shumë, gjithsej 152 vota të regjistruara të pasakta.
Në aktakuzë thuhet se këto shifra kanë rezultuar pas procesit të rinumërimit të votave, e që më pas janë evidentuar në raportin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, për vendvotimin në fjalë.
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...