Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të Policisë së Kosovës pas zhvillimit të hetimeve, ka zbatuar urdhëresën e me ç’ rast është kontrolluar një lokal – zyrë të një agjencie në Gjakovë, pronë e dy të dyshuarve meshkuj lidhur me dyshimet se në zyrën e kësaj agjencie falsifikohen kontratat e punës, llogaritë bankare, vërtetimet e ATK-së, Trustit Pensional.
Në raportin e policisë poashtu thuhet se gjatë kontrollit është gjetur një vulë me mbishkrim të një firme me të cilën vërtetohen – vulosen dokumentet, kontratat e punës dhe vërtetimet e pushimit për kinse janë punëtorë të kësaj firme, me qëllim të prezantimit në ambasada për viza Shengen.
Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...