Arbenita Arifi vazhdon të kërkojë fakte dhe arsye nga Presidenti Hashim Thaçi, se pse mori vendim për t’ia falur 2 vjet burgim vrasësit të babait të saj, Ruzhdi Misinit.
Për këtë, ajo më 24 prill ka dorëzuar në Zyrën e Presidentit Hashim Thaçi, kërkesën për të kuptuar arsyet e faljes së burgimit, raporton KTV.
Edhe pas gati 2 javësh, Arbenita ende nuk ka marrë përgjigje nga Presidenca.
Sipas aktakuzës, Ruzhdi Misini e kishte vrarë Agron Arifin me një plumb.
Por, fillimisht ishin rrahur për shkak të pluhurit të shkaktuar, meqë Arifi ishte duke punuar me pllaka të betonit.
Por, Arbenita është e bindur se anëtarët e Komisionit që rekomanduan presidentin për faljen e dënimit të vrasësit të babait të saj, janë korruptuar.
Ajo thotë se nuk do të ndalet vetëm me kaq, por do të kërkojë përgjigje për këtë, nëse është e nevojshme edhe në Gjykatën Kushtetuese.
KTV-ja ka kërkuar informacione nga Zyra e presidentit Thaçi, por nuk kanë dhënë përgjigje.
Agron Arifi ishte vrarë më 2010 në Prishtinë nga Ruzhdi Misini, ndaj të cilit Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte shqiptuar 13 vjet e 6 muaj burgim.
Me një dekret për falje të muajit të kaluar nga presidenti Hashim Thaçi, 14 persona të dënuar me burgim kishin përfituar liri.
Në mesin e tyre, 10 të dënuar për vrasje, duke përfshirë edhe vrasësin e babait të Arbenitës, Ruzhdi Misinin.
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...