“Falënderues për familjen Syla që na bashkoi me qytetarë për të fuqizuar shtetin”

19:06 | 25 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryetari i AAK-së, Rmaush Haradinaj, ka thënë se ishte në Vitomericë në familjen Syla, e cila përgjatë shekujve të përpjekjeve shqiptare për liri, dha shumë luftëtarë për atdheun.

“Në pritjen e organizuar nga kryetari i veteranëve të Pejës, Gazmend Syla, takova shumë bashkëluftëtarë, me të cilët evokuam kujtime nga e kaluara jonë e lavdishme”.

“Falënderues për mikpritjen tradicionale të familjes atdhetare të Gani Sylës, që edhe në rrugëtimin tonë për ta fuqizuar shtetin, na bashkoi sot me qytetarë e miq të shumtë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme