Është kryer me sukses operimi i Driton Pacollit nga Prishtina, të cilit i ishte shfaqur një sëmundje që i shkaktonte probleme tek unazat e qafës dhe e kishte paralizuar në të ecur. Madje ajo sëmundje i kishte shkaktuar probleme edhe në të folur.
Për shërimin e Dritonit duheshin 18 mijë e 500 euro, mjete këto të cilat u mblodhën nga bamirësit si në Kosovë po ashtu edhe në diasporë – për rreth dy muaj kohë.
Tani, Dritoni është kthyer në Kosovë, dhe familja Pacolli dëshiron t’i falënderoj të gjithë ata të cilët ndihmuan duke dhuruar mjete, që ai ta kryej këtë operacion.
Familja Pacolli shpreh falënderim të veçantë për:
Fondacionin “Behgjet Pcolli”, i cili kishte dhuruar 6 mijë euro për operacionin e Dritonit;
Drejtuesin e Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati i cili kishte dhuruar dy mijë euro;
Operatorin telefonik Vala, që kishte ofruar numrin e telefonit 55103 për të dërguar mesazhe që ta ndihmonin Dritonin;
Këngëtarin Labinot Tahiri, i cili bëri thirrje tek qytetarët që të ndihmonin Dritonin;
Kompaninë “Fortesa Home”;
Ordinancën stomatologjike Dentifix_ks me pronarin e saj;
Bamirësin nga diaspora Agim Haliti, si dhe të gjithë bamirësit nga Kosova dhe nga diaspora të cilët ndihmuan aq sa mundën që të mblidheshin fondet e mjaftueshme që ta kryente operacionin Driton Pacolli.
Tani Dritoni do të hyjë në fizioterapi, dhe familja e tij shpreson që shumë shpejt do të ngrihet në këmbë, dhe do të shërohet plotësisht.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...