Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si institucioni bazë për përgatitjen e mjekëve po qëndron pranë institucioneve të tjera shëndetësore në luftën me pandeminë e coronavirusit, si dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.
Kështu thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës.
Përveç stafit akademik të UP-së, të cilët njëkohësisht janë edhe punëtorë shëndetësorë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, UP-ja ka angazhuar vullnetarë, të cilët janë duke dhënë kontributin e tyre në parandalimin e përhapjes së virusit korona në qendra të ndryshme shëndetësore të vendit tonë, në IKSHP, në Klinikën Infektive, në Ministrinë e Shëndetësisë, nëpër qendra të mjekësisë familjare dhe kudo që nevoja për punë është paraqitur.
Ftesës së Fakultetit të Mjekësisë dhe MSH-së për aktivizëm i janë përgjigjur:
280 vullnetarë (mjekë të rinj, mjekë specialistë, mbi 55 studentë vullnetarë të Fakultetit të Mjekësisë, infermierë, psikologë, punëtorë socialë etj.);
41 vullnetarë – studentë absolventë të Fakultetit të Mjekësisë, aktivë në qendrat e mjekësisë familjare në vend;
14 vullnetarë – aktualisht po ndihmojnë në Qendrën e Thirrjeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe
4 vullnetarë – studentë absolventë të Fakultetit të Mjekësisë në Qendrën e Studentëve;
Në njoftimin për media thuhet se shumë vullnetarë të tjerë, studentë të Fakultetit të Mjekësisë, me vendbanim nëpër komuna të Kosovës, janë në vazhdimësi duke shprehur dëshirë të ndihmojnë, e që janë duke u evidentuar të angazhohen sipas nevojës.
Qendra e Thirrjeve në Fakultetin e Mjekësisë
Qendra e Thirrjeve (UP- IKSHPK-MSH) aktualisht gjendet e pozicionuar në dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë dhe është në shërbim të qytetarëve, duke ofruar informacionet e duhura përmes telefonit. Në këtë qendër, e cila qëndron e hapur 24 orë në ditë, raportohet të pranohen 200 deri në 300 thirrje brenda ditës, të cilat pranohen nga personeli i IKSHPK-së apo ndonjë nga vullnetarët (mjekë apo studentë) e Fakultetit të Mjekësisë.
Numri kontaktues i qendrës është: 038 200 80 800. /Telegrafi/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...