Haxhi Avdyli, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi me vendimet e tij e ka vënë në rrezik Kosovën dhe se po tejkalon kompetencat ligjore dhe kushtetuese.
Duke folur për iniciativën e deputetëve për krijimin e komisionit hetimor për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi, Avdyli ka thënë në KTV se të gjitha faktet tregojnë se Hashim Thaçi fshihet pas vendimit për deporitmin e tyre.
Deputeti i LDK-së ka thënë se gjetjet e komisionit hetimor do të dërgohen në Kushtetuese dhe nëse Gjykata Kushtuese thotë se Thaçi fshihet prapa këtij vendimi, ai duhet të jap dorëheqje nga posti i presidentit.
“Thaçi është shndërruar në një rrezik për Kosovën, po tejkalon kompetencat ligjore dhe kushtetuese, edhe pse ka të drejtë që të merr pjesë në vendime, nuk mund të marr vendime. Me veprimet e tij po shihet haptazi që po bën hapa krye në vete, përmes njerëzve që ka futur nëpër institucione”, ka thënë Avdyli.
“Kjo iniciativë për hetim duhet të përkrahet nga të gjithë [deputetët], komisioni hetimor t’i sheshojë të gjitha dhe të marrë një vendim. Komisioni duhet t’i marrë në pjetje aktorët që kanë qenë në këtë veprim. Nëse një organ e ka marrë kokë më vete, nuk e meriton vetëm shkarkimin, por edhe hetim për vepër penale. Pa marrë parasysh nëse është presidenti apo ndonjë udhëheqës tjetër”, ka thënë deputeti i LDK-së.
“Gjetjet e komisionit hetimor do të dërgohen në Kushtetuese. Nëse del që Thaçi nuk ishte i përfshirë atëherë nuk kemi çfarë të bëjmë, por në bazë të informatave, të gjitha rrugët çojnë te Hashim Thaçi që ka marrë vendimin për deportimin. Nëse gjykata kushtetuese vërteton se ky president ka bërë shkelje, apriori ai duhet të jap dorëheqje”, ka thënë Avdyli, i cili ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq.
“Është humbje për Haradinaj që në një koalicion jo të natyrshëm. Haradinaj është kryeministër i pritjeve dhe përcjelljeve të njerëzve, të akraballëkut. Ngadalë po shndërrohet në kryeministër kukull, Hashim Thaçi po qeverisë me vendin. Kemi një kryeministër i dobët, i varur nga shumë faktorë, ka ardhur për veprime të mëdha, por është i zmbrapsjeve të mëdha”, ka thënë deputeti i LDK-së.
Sipas Avdylit dorëheqja e Flamur Sefajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme nuk ishte shkarkim, por lutje e Haradinajt që të largohet nga detyra, ndërsa lirim të postit ka kërkuar edhe nga drejtori i AKI-së, Driton Gashi.
“Nuk është shkarkim, është lutje që të largohet nga detyra. Është e mirë që ka marrë këtë vendim por duhet të insistohet që edhe drejtori i AKI-së të largohet. Është e pakuptimtë që ai të vazhdojë punën. Nëse Thaçi e mbron drejtorin e AKI-së atëherë është e frikshme. Nëse tejkalohen kompetencat, ne krijojmë organizma parapolitik”, ka thënë veç të tjerash Avdyli.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...