Fajon: Komisioni Evropian do të dalë shpejt me vlerësim për vizat

16:33 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Tanja Fajon, raportuesja në Parlamentin Evropian për vizat, ka deklaruar se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizim të vizave për qytetarët e saj.

Ajo këto deklarata i ka bërë në takimin e mbajtur në Bruksel me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj.

“Liberalizimi i vizave është top prioritet i Kosovës. Unë e rekomandoj fuqishëm mbështetjen time për këtë proces dhe inkurajoj Komisionin Evropian të jap vlerësimin e saj për progresin sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ajo në Twitter.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme