Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se qëndrimi i presidentit francez Emanuel Makron për Ballkanin Perëndimor duhet të jenë i “ankoruar” me Bashkimin Europian, dhe nuk mund të zëvendësohet procesi i anëtarësimit të BE-së në rajon.
Ajo ka thënë se paqja dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor janë arsyeje pse zgjerimi është jetik për të gjithë Evropën, transmeton lajmi.net.Fajon beson se Franca ka një qëndrim të ashpër mbi zgjerimin dhe se ajo që ka të bëjë me këtë vend është çështja e sigurisë dhe azilkërkuesit e rremë, të cilët ende vijnë kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova.
“Franca, megjithatë, nuk është i vetmi vend. Ka edhe vende të tjera që kanë interesa të mëdha. Unë ende shpresoj se Franca do të deklarohet edhe rreth çështjes së Shqipërisë”, thotë Fajon.
Ajo thotë se është optimiste dhe shpreson që në qershor vendet anëtare të BE do të miratojnë hapjen e negociatave për pranimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë, ku sipas fjalëve të saj, do të ishte një hap pozitiv për të gjithë procesin e zgjerimit.
“Ka ende disa vende të Ballkanit Perëndimor që kanë probleme të korrupsionit dhe krimit të organizuar, demokracisë dhe lirisë së shtypit. Të gjitha këto janë çështje për të cilat rajoni ka nevojë të përmirësohet dhe ne do t’i ndihmojmë edhe në biznes. Në të njëjtën kohë dhe në BE duhet të flasim për aspektet pozitive të zgjerimit dhe pse ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”, thotë Fajon.
Ajo thotë se është pozitive që Ballkani Perëndimor pas një kohë të gjatë përsëri e ka fokusin e BE-së. Fajoni i tha Tanjugut se takimi i nivelit të lartë në Sofje dha mesazh “ndoshta jo shumë ambicioz” por “të qartë” të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.Ajo shton se është e vështirë të flitet për datat, por gjithashtu vë në dukje se “ku ka vullnet politik, ka një proces më të shkurtër”.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...