Një aksion policor është realizuar gjatë ditës së djeshme nga Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, saktësisht nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike.
Operacioni rezultoi i suksesshëm ku u prangosën dy persona, gjatë një bastisje në lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, shkruan arbresh.info
Përmes raportit 24 orësh policia njoftoi se nga paratë me fajde kanë blerë prona të paluajtshme dhe të luajtshme.
“Fushë Kosovë (NN) 2018/2019 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se nga viktima të ndryshme kanë marrë para në vlera të larta me fajde, me të cilat para kanë blerë prona të paluajtshme dhe të luajtshme. Si prova materiale, janë konfiskuar para të gatshme, dy telefona mobil dhe disa dokumentacione. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.
I pandehuri R.J, është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Fajde” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 dhe 2 te Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Policia e Kosovës, është arrestuar edhe personi me inicialet H.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fajde’’ nga neni nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /arbresh.info/
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...