Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli, ka arritur të marrë tre çmime kryesore në festivalin e filmit “Sundance Festival”.
Aktorja Yllka Gashi, në këtë film me rolin e saj ka treguar për dhimbjen e grave të Krushës.
Në këtë rol Gashi, ka paraqitur personazhin e Fahrije Hotit.
E pikërisht për filmin në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova ka folur vetë Fahrija.
Ajo tha se fitorja e këtij filmi e ka gëzuar shumë, por janë kthyer dhimbjet e përjetuara 20 vjet më parë.
Hoti tha se prezantimi i vuajtjeve për 20 vjet rresht ka qenë goxha e zorshme.
“Gjithmonë përzihet gëzimi dhe hidhërimi i përbashkët. Me të vërtetë jemi gëzuar ndoshta por edhe jemi kthyer 20 vjet mbrapa. Ta prezantosh një histori të dhimbshme dhe të mundohesh ta dokumentosh edhe ta përsërisësh thuajse çdo ditë të njëjtën tragjedi ka qenë një punë e zorshme. Ndoshta për njerëzit e tjerë ka qenë e lehtë por për mua si Fahrije, me fol për luftën dhe dhimbjet, gratë e Krushës, paragjykimet, ka qenë punë e madhe. Por, ja që rezultoi me sukses dhe jemi këtu ku jemi”.
“Unë kam pasur fatin me pa filmin krejt. Unë i përgëzoj aktorët që kanë punuar, Yllka Gashin që kanë punuar në rolin tim që e ka bërë taman Fahrijen e vërtetë dhe me atë strukturën e fytyrës e paraqet që me të vërtetë është një film që flet për dhimbjen dhe vuajtjen për të gjithë njerëzit që kanë punuar me neve. Është një film që është punuar gjatë dhe është një film që prezanton shumë. Shpresoj që mos të ndalen sepse ka shumë filma për t’u bërë për historinë e grave të veja, fëmijëve pa prindër dhe historinë e Kosovës”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...