Gazetari i njohur Fahri Musliu u ka dërguar letër publike institucioneve vendore dhe atyre ndërkombatare, përmes së cilës ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj konkursve të kurdisura.
LETËR PUBLIKE,
Kryetarit të shtetit, Kryeministrit, Kryeparlamentarit, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, OSBE, Zyrës së BE, ambasadave të shteteve të Quintit, AGK, Shoqërisë civile, Avokatit të Popullit, opinionit kosovarë:
PROTESTË NDAJ
KONKURSEVE TË KURDISURA
Të nderuar të lartcekur,
Po ju drejtohem me këtë letër publike për t’ju njoftuar dhe protestuar ndaj dukurisë të cilën veç e dini, si edhe i gjithë populli, por pos deklarimeve verbale, nuk po merrni kurrfarë hapash konkret për demaskimin, luftimin dhe çrrënjosjen e kësaj gangrene të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës, dhe për ndërtimin e shtetit demokratik e ligjor, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë, e jo shtet partiak, klanor apo mafioz.
Për Ju pushtetarë dhe për opinionin kosovarë (por as për atë ballkanik e më gjerë) nuk ka nevojë të prezantohem, sepse keni njohuri të mjaftueshme për punën time profesionale dhe për veprimtarinë njerëzore e intelektuale, prandaj edhe po ndjej obligim dhe përgjegjësi njerëzore, profesionale e morale që ta nxjerr në shesh dukurinë e kurdisjes së konkurseve në Kosovë, me rastin tim konkret, veçmas të atyre për Bordet e ndërmarrjeve publike, në këtë rast të mediumit publik me rëndësi dhe mision të veçantë, të caktuara me ligj.
Kah fundi i Qershor të vitit 2015, konkurrova për anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës –RTK, sepse jo vetëm që i plotësoja kushtet e parapara me konkurs, por edhe më tepër për shkak të bagazhit tim profesional, njerëzor e intelektual (50 vjet përvojë gazetareske, nga të cilat 38 vjet korrespondent i rregullt nga Beogradit i gazetës Rilindja, Zërit të Amerikës, BBC, RTK dhe i shumë mediave tjera në shqip e gjuhë tjera; se kam botuar disa libra dokumentar me vlerë të veçantë kapitale në shqip, serbokroatisht, anglisht…
Më 19 korrik (2015) u ftova në intervistë nga Komisionin Ad Hoc i themeluar nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ku e prezantova vizionin (programin) tim si anëtar i mundshëm i Bordit të RTK. Atë ditë më informuan disa anëtar të Komisionit se nuk kisha fituar pikë të duhura dhe se ishin kandiduar njerëzit e parive në pushtet (PDK, LDK). Madje Kryetarja e Komisionit, Xhevahire Izmaku kish konstatuar se “Fahriu ka qenë kandidati më i mirë, por e kam direktivën e partisë që mos e votojë”.
Në mbledhjen e radhës të Kuvendit u votuan: një pjesëtar i FSK, një ekspert i financave, ligjërues në një kolegj privat dhe, për të dytën herë, këngëtari i muzikës tallave nëpër dasma, por asnjëri nuk e kishte bagazhin tim profesional (gazetaresk).
Në nëntor apo Dhjetor të vitit të njëjtë, edhe pse e dija se çfarë do të ndodh, vendosa të konkurrojë serish. Një zyrtar i lartë i PDK, gjatë një takimi, më sugjeroj që të mos konkurroj për Bord të RTK se do të më zgjidhnin anëtar të Bordit të Universitetit të Prizrenit, por këtë e refuzova me konstatimin se nuk pranoj të jam anëtar i stafit për çka nuk jam kompetentë.
Në intervistën e zhvilluar në fund të janarit të vitit 2016, kryetarja e njëjtë e Komisionit, XH. I., qysh në fillim më provokoj me pyetjen “pse keni konkurruar për të dytën herë për anëtar të Bordit- është nostalgji apo…”?
Kuptohet edhe kësaj radhe anëtarët e Komisionit nga partitë në pushtet nuk më kishin votuar, meqë rastësisht më ra në dorë lista e votimit. Kësaj radhe ishte zgjedhur kandidatja e cila ishte zyrtare e Ministrisë së Arsimit me rrogë të majme, e që ishte edhe në konflikt interesi, për çka i njëjti komision për këtë arsye e suspendon pas plotë dy vihesh.
Në qershor të këtij viti serish konkurrova edhe pse e dija rezultatin, por doja të bëja një hulumtim gazetareskë dhe të bindëm se sa thellë i ka futur rrënjët shteti partiak dhe akraballëku.
Në fund të korrikut shkova në intervistë, ku në listë ishin gjithsej 32 aplikantë. Gjatë rrugës për në godinën e Kuvendit, e takova kryetarin e Komisionit për Media i cili, pasi më pyeti “a më kanë ftuar në intervistë” dhe pasi i thash se pikërisht atje po shkoj, ma ktheu: “e kot, puna është e kryer, do të zgjidhen…mi tha emrat e kandidatëve…”
Në intervistë isha ndër të fundit. Komisionin e kryesonte prapë Xh. Izmaku e cila kësaj radhe nuk më provokoj dhe më njoftoj se do të më intervistojë deputeti Armend Zemaj. Qysh në fillim u thash se e di se nuk do të votohem as për herë të tretë, sepse gjatë ardhjes këtu, një anëtar i komisionit për media (nuk ia ceka emrin), më njoftoj se “puna është e kryer” dhe mi tregoj emrat e kandidatëve, që e forcon bindjen time se do të zgjidhen njerëz partiak.
Megjithatë e prezantova vizionin tim, me një vlerësim kritik të gjendjes aktuale në RTK dhe duke dhënë propozime konkrete për tejkalimin e dukurive negative, veçmas në programin informativ, kulturor-argëtues, arsimor e edukativ, dhe për t’ia kthyer RTK misionin e vet ligjor, meqë nuk kamë njohuri për teknikën e jo aq edhe për financat.
Në fund, në vend të pyetjeve, deputeti Frashër Krasniqi, anëtar i Komisionit tha: “pyetje nuk kam por zoti Musliu paraqiti një vizi
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor