Google ADS

Fadil Nura: Baci Haxhi iku nga kjo botë me mallin e djalit të tij

12:32 | 18 Mars 2025
E.G

Në mbledhjen komemorative për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, vlerësoi kontributin e tij për vendin.

“Në këto qaste teksa po përcillet prijësi i kësaj familje për në banesën e fundit ndjejmë bashkëdhimje. Haxhi Thaçi është pjesë e brezit që mbolli farën e lirisë, prandaj aj sot la trashigimi histprike kosovës. Baci Haxhi iku nga kjo botë me mallin e djalit të tij. Me vdekjen e tij u shuan dhembjet fizike që u shkaktuan kohëve të fundit”, tha Nura.

Duke kujtuar takimin e fundit me të ndjerin, Nura tregoi një moment prekës nga biseda e tyre: “Më tha: ‘Fadil, po rri pa merak, se unë jam mirë shyqyr. Tash kam shpresë që edhe Hashimi në këtë pranverë po na vjen e e bojmë një festë siç i ka hije.’ Ai nuk u dorëzua deri sa shuajti mallin për djalin. E shtrëngoi dorën fort dhe i mbylli sytë.”

Në fjalën e tij, Nura përmendi edhe situatën e Hashim Thaçit, duke theksuar se padrejtësitë rëndojnë mbi supet e tij./Arbresh.info/

Të ngjashme

Foto lajm