Përdoruesit e rrjetit të njohur social, Facebook, kanë raportuar se faqja ka rënë nga funksioni vetëm dy muaj pas rënies së madhe, që i kushtoi kompanisë miliona dollarë.
Disa përdorues të Facebook-ut kanë pasur problem gjatë qasjes në faqe nga ora 12:30 e pasdites, shkruan Independent.
Sipas “Down Detector”, në 24 orët e fundit janë regjistruar 346 raportime për rënie të Facebook-ut nga funksioni. Shumë njerëz janë shprehur në Twitter për problemet që lidhen me mesazhe “error” në faqe, ku thuhet: “na vjen keq, diçka shkoi keq”.
Në mesazh gjithashtu thuhet: “Ne jemi duke punuar për ta rregulluar këtë sa më shpejt që mundemi”.
Një përdorues shkroi në Twitter: “Facebook-u ka rënë. Tani detyrohem që të bëj punë të vërtetë.”./arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok