Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, ka kërkuar që Kosova ta tërheq menjëherë taksën që ka vendosur për produktet e Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është ankuar shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, për situatën në Kosovë dhe për vendosjen e taksës doganore nga qeveria e Kosovës për mallrat e Serbisë, transmeton lajmi.net.
Gjatë këtij takimi, Vuçiq e ka paralajmëruar Fabrizin për pasojat e mundshme për shkak të vendosjes së kësaj takse.
Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq citohet ti ketë thënë Fabrizit se ai shpreson që Bashkimi Evropian do të bëj përpjekje për të detyruar Kosovën që të tërheq taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë, pasi që sipas tij, vendosja e kësaj takse është kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe se me këtë veprim të Kosovës mund të rrezikojë dhe të përshkallëzoj konflikte të reja.
Në anën tjetër, shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, ka thënë se vendosja e taksës nga ana e Kosovës është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s dhe se po ashtu kjo taksë është në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).
Tutje Fabrizi ka shtuar se është e nevojshme që të tërhiqet menjëherë kjo taksë në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti i rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai gjithashtu theksoi se problemet duhet të adresohen në mënyrë paqësore dhe racionale, nëpërmjet një dialogu që siç u shpreh ai, Bashkimi Evropian është i përkushtuar në ndërmjetësimin e këtij dialogu.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...