Ky objekt i cili tashmë shërben si diskotekë në Komunën e Gjakovës, dikur ishte një ndër fabrikat më kryesore që merrej me përpunimin e metalit.
Kjo fabrikë numëronte rreth 1600 punëtorë dhe prodhimet e saj mbanin pulsin e ekonomisë së atëhershme duke u shitur në shumë vende të Evropës, shkruan arbresh.info.
E keqja më e madhe që i ka ndodhur Kosovës që nga paslufta, është privatizimi dhe shkatërrimi i ndërmarrjeve shoqërore.
Kjo fabrikë gjigante, tashmë është shndërruar në diskotekë.
Arbresh.info, ka gjetur disa nga ish-punonjësit e kësaj fabrike, me të cilët ka biseduar për këtë çështje.
Xhevdet Bala, thotë se në kohën e funksionimit të këtyre fabrikave njerëzit nuk e kishin në mendje të largoheshin nga Kosova.
“Unë kam punuar në fabrikën e tekstilit. Në atë kohë askush nuk e ka përmendur as shkuarjen në Gjermani, as në Zvicër e as diku tjetër. Po të kisha dashur unë kisha shkuar jashtë vendit por nuk kam pasur nevojë. Tashmë i kanë privatizuar të gjitha. Janë bërë sallone dasmash, janë bërë diskoteka, edhe rinia natyrisht që ikën jashtë”, është shprehur Bala.
Napolin Babalia, gruaja e të cilit kishte punuar në Fabrikën e Metalikut, tha se ka qenë fabrikë shumë e madhe, por tash e kanë shkatërruar duke e bërë diskotekë.
“Metaliku ka prodhuar produkte të ndryshme të metalit, dhe ka pasur mbi 1600 punëtorë. Prodhimet e kësaj fabrike, më së shumti janë shitur në Itali dhe vende tjera dhe i ka shërbyer ekonomisë shumë. Gruaja ime aty ka punuar 23 vite aty tash është bërë diskoteke dhe shënosh kofshim. Nuk është fare e mirë por s’kem çka bëjmë.”
Emine Miftari, e cila dikur kishte punuar në këtë fabrikë, ka thënë e në atë kohë aty ishin të punësuar rreth 1500 punëtorë
“Fabrika e Metalikut përpara ka qenë shumë e mirë, atëherë aty kemi punuar rreth 1500 punëtorë. Kemi prodhuar tenxhere, tepsia dhe çkado që të merr mendja, e këto janë shitur në Itali, Gjermani, Austri dhe Francë”, është shprehur Miftari.
Hasan Berisha, i cili ishte në atë kohë student, duke treguar për fabrikën e Metalikut, thotë se ishte një ndër fabrikat më të mëdha në vend.
“Unë në vitin 1966 kam qenë student në Gjakovë, me sa e di ka pasur shumë fabrika dhe kanë pasur shumë rroga të mira dhe tash janë privatizua , nuk shërbejnë më për popull”, deklaron Berisha.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj, vlerëson se si rezultat i një privatizimi të pa kontrolle, kanë bërë që këtyre fabrikave t’i humb vlera dhe fuqia punëtore e jona të ikë jashtë vendit.
“Në vend që t’i kthehet vlera ish-ndërmarrjeve publike duke i privatizuar në mënyrë të kontrolluar, ne i privatizuam duke i kthyer ato në qendra tregtare ose klube nate. Si rezultat fuqia punëtore e jona kërkon punë jashtë vendit. Ky lloj i privatizimit në Kosovë mund të jetë çdo gjë, por më së paku privatizim sepse nuk ka ndikuar në zhvillim ekonomik te bizneseve të cilat do të ndikonin në zhvillimi ekonomik ne nivel shtetëror.”
Edhe Kamenica njihej prodhime industriale, të gjitha llojet e pllakave të qeramikës, magnezit madje edhe prodhonte blloka për industrinë e ndërtimit. Ajo e magnezit tashmë është shndërruar në sallë dasmash.
Gjilani po ashtu, kishte të punësuar me mijëra punëtorë në industri që prodhonte jo vetëm për nevoja të vendit, por edhe për eksport. Një rast tjetër i shndërrimit në diskotekë është edhe një pjesë e “Gosha”, ish- fabrikw për prodhimin e pajisjeve pwr miniera dhe konstrukcioneve metalike “Metalac”. /A.Begolli/ Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1278787575629457/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...