“FAB” në Kosovë për të eksploruar mundësitë ekonomike të vendit

07:44 | 12 Mars 2019
Arbresh.info

Klubi i biznesit France-Albanie-Business po viziton Kosovën për herë të parë për të eksploruar mundësitë ekonomike të vendit.

Ata do të organizojnë një simpozium ekonomik ditën e premte, më 22 mars, në orën 11 në hotel “Sirius” në Prishtinë.

Ky forum i lejon anëtarët e FAB të lidhen me ekonominë lokale dhe të kuptojnë më mirë mjedisin e biznesit dhe më gjerë, si dhe klimën e biznesit, përcjell albinfo.ch.

Nga diskutimet do të identifikohen mundësitë potenciale të zhvillimit të biznesit në vend.

Klubi i biznesit France-Albanie-Business (FAB) është një organizatë joqeveritare që mbledh biznesmenë shqiptarë dhe francezë. Me bazë në Lyon (Francë), FAB synon të promovojë dhe të zhvillojë lidhje ekonomike dhe kulturore mes Francës dhe vendeve të shqipfolëse.

Lidhur me Bashkimin Evropian nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), Kosova ka asete të rëndësishme që mund t’u interesojnë kompanive franceze: një sistem financiar dhe bankar i qëndrueshëm, euro si monedhë e përbashkët, një harmonizim progresiv i legjislacionit ligjor, fiskal dhe social mbi standardet e BE-së, një popullsi të re, të arsimuar dhe shumëgjuhësore (70% e atyre nën 35 vjeç), një kornizë ligjore që garanton trajtim të barabartë të investitorëve vendas dhe investitorëve të huaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme