Google ADS

Evitoni daljet jashtë, ajri sonte në Prishtinë është i pashëndetshëm

20:27 | 22 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Cilësia e ajrit në Prishtinë aktualisht është shumë e pashëndetshme për grupet e ndjeshme. Këtu hyjnë fëmijët, pleqtë dhe ata që kanë sëmundje me frymëmarrje. Për këta persona rekomandohet që të evitojnë daljet jashtë. Kështu tregojnë të dhënat e matësve të Ambasadës së SHBA’së në Kosovë.

Indeksi i ndotjes në këtë matës në orën 10:00 ka arritur në AQI 144.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

Të ngjashme