Google ADS

Evakuohet salla e sporteve, policia largon njerëzit

22:23 | 13 Tetor 2017
Arbresh.info

Një sallë sportesh është evakuuar në Lulea, një qytet në veri të Suedisë.

Policia ka nisur të largojë njerëzit nga Energy Arena pas marrjes së një kërcënimi, transmeton portali arbresh.info

Kjo zonë është ku stërvit BC Lulea, një ekip i ligës së basketbollit suedez.

Zëdhënësi i policisë Peder Jonsson tha: “Ne kemi marrë një kërcënim për një arenë sportive në Luleå Unë nuk dua të them se për çfarë lloj kërcënimi bëhet fjalë. Qëllimi kryesor ishte të nxirrnim njerëzit”, tha ai.

Ai tha se policia nuk kishte gjetur asgjë, por  se hetimi është duke vazhduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme