E dërguara amerikane në OKB, Nikki Haley është evakuuar nga një kamp refugjatësh në Sudanin Jugor për shkak të një demonstrate kundër presidentit të vendit, raportojnë mediat amerikane.
Haley ishte në një kamp të udhëhequr nga OKB-ja për personat e zhvendosur brenda vendit, kur një protestë kundër presidentit Salva Kiir doli nga kontrolli, transmeton portali arbresh.info
Pas largimit të Haley, rojet e sigurimit të OKB-së qëlluan gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë prej mbi 100 banorëve të kampit që plaçkitnin zyrat e një organizate bamirëse, njoftoi CBS.
Haley tashmë ka lëvizur në stacionin e ardhshëm në turin e saj të Afrikës, Republika Demokratike e Kongos, sipas zyrtarëve të SHBA.
OKB konfirmoi incidentin në kamp, duke thënë se banorët “u bënë të mërzitur që ajo nuk ishte në gjendje të takohej me ta, për shkak të kufizimeve kohore”.
Më herët gjatë ditës Haley ishte takuar me Kiir dhe i tha atij se Uashingtoni “nuk i besonte më” qeverisë së Sudanit Jugor, dhe nuk ishte gati të priste ndryshime, sipas deklaratës së saj për Radio Miraya./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?